Një i burgosur në institucionin e vuajtes së denimit në Reç, ka ndërruar jetë mengjesin e sotem. Shtetasi Eduart Koka, 45 vjec, rreth ores 6:30 është ankuar të punonjesit e burgut se ka probleme me frymëmarrjen dhe nuk ndjehej mire. Pas kontrollit të parë të stafit mjekësor, ai është transportuar për në spitalin rajonal të Shkodrës, ku pas një ore ka ndërruar jetë.