Vazhdon reagimi i banorëve që mbeten pa banesa pas vendimit për ndërhyrje në kanalin kullues që kalon te Ura e dajlanit. Janë kthyer sërish të pashpresë pranë bashkisë. Ata kanë hyrë brenda Zyrës së Pritjes së Qytetarëve në Bashki dhe thonë se nuk do të dalin nga aty po nuk u dha një zgjidhje për familjet e fëmijët e tyre.