Banorët e Rinasit po vijojnë protestën edhe ditën e sotme kundër bllokimit të rrugës me një sens kalimi. Ata po kundërshtojnë vendimin e ARRSH me argumentin se shumë shtëpi mbeten të bllokuara nga bërja e rrugës me një sens kalimi. Banorët kanë bllokuar ditën e sotme edhe rrethrrotullimin e Rinasit dhe janë nisur në drejtim të shkollës në mënyrë që të tregojnë se nuk kanë si të marrin apo të çojnë fëmijët në shkollë.