Universiteti i Harvardit padit administratën e Donald Trump pasi i hoqi institucionit arsimor të drejtën për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, duke përshkallëzuar një mosmarrëveshje midis Shtëpisë së Bardhë dhe një prej institucioneve më prestigjioze të Amerikës. Në padinë e ngritur në Boston, universiteti i quajti veprimet e administratës një “shkelje flagrante” të ligjit.