Gjendja vijon të mbetet alarmante në Rodos dhe Korfuz të Greqisë, ku prej ditësh flakët po shkrumbojnë jo vetëm zona me bimësi por edhe ndërtesa të shumta. Ekipet e zjarrfikësve vijojnë punën intensive për të shuar flakët, por ende nuk kanë arritur t’i marrin nën kontroll.