Vijon të mbetet aktiv zjarri në zonën e Kalasë dhe Delvinës, duke përfshirë sipërfaqe të gjëra me kullota. Aktualisht flakët janë pranë qafës së Skërficës, krah rrugës Kardhiq – Delvinë. Për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, ndërhyrja nga toka është e pamundur, ndërsa operacioni nga ajri u ndërpre gjithashtu për orët natës.