Thika e përdorur për vrasjen e 32-vjeçarit Besmir Kumria ende nuk është gjetur nga policia. Dyshohet se autori e ka hedhur në një kanal dhe ‘blutë’ po punojnë për gjetjen e saj, sipas korrespodentit të Top Channel, Bledi Korreshi. Xhesion Toromeni arriti t’ia mbathte pasi e qëlloi me thikë për vdekje, por u kap pas disa orësh. Nga hetimet paraprake dyshohet se vrasja ka ndodhur pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.