Në Shkup, pritet të mbërrijnë dy të mbijetuarit e parë të tragjedisë së autobusit të djegur në një autostradë të Bullgarisë, ku humbën jetën mes flakëve 45 persona, shumica të rinj e fëmijë. Ministri maqedonas i shëndetësisëm, Venko Filipçe thotë se pacientët që po vijnë janë një vajzë 17 vjecare dhe një burrë më i madh në moshë.