Vezët e kuqe të Pashkës janë një prej traditave që zonjat korçare e kanë ruajtur me fanatizëm. E enjtja i gjen ato duke lyer vezët në ngjyrë të kuqe, një simbolikë e triumfit të jetës mbi vdekjen. Fillareti Mindili e nisi ditën herët me këtë traditë të rëndësishme që e ka trashëguar nga familja ndërsa tregon sesi ky ritual nuk ka humbur asnjëherë as në kohën e komunizmit.