Shërbimi zjarrfikes në të gjithë vendin në 61 njesitë vendore të tij do të reformohet duke parë rolin e çdo inspektori dhe punonjësi tjetër të këtij shërbimi nëse kanë përgatitjen e duhur për këtë pozicion. Ky reformim erdhi si nevojë për uniformizim dhe përmirësim të dukshëm në këtë sektor.