Një grua 52-vjeçare ka kryer vetëvrasje një ditë më parë në një pallat në Elbasan ku u hodh nga kati i tretë i tij. U bë me dije se arsyeja e vetëvrasjes ishte dhuna që ushtrohej vazhdimisht ndaj saj nga bashkëshorti dhe vjehra. Në lidhje me ngjarjen, policia ka marrë në pyetje familjarët dhe ka dalë në përfundimin se 52-vjeçarja ishte e vetme në shtëpi në momentin e ngjarjes.