Top Channel/Vështirësitë e votës së emigrantëve/Ekspertët rendisin problemet me dokumentet e skaduara
05/10/2024 19:36

Realizimi i votimit nga jashtë vijon të jetë një ekuacion i vështirë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Gjetja e modaliteteve konsensuale duket ende e largët, ndërsa shqetësimet e mëdha; si nga përfaqësuesit institucional, ashtu edhe nga grupet e interesit. Kristaq Kume e sheh ne optiken e ekspertit zgjedhor projektin duke ngritur si shqetësim kushtin që për tu regjistruar si zgjedhës nga jashtë, duket të kesh një dokument identifikimi të pa skaduar. Vlefshmëria e kartës së identitetit, ose i pasaportës në një pjesë të madhe të rasteve do jetë pengesë për shtetasit shqiptarë. KQZ të angazhohet para se ta miratoje këtë udhëzim që të bëjë të mundur që qeveria dhe Ministria e Brendshme te nxjerrë një udhëzim sipas të cilit te quhet i vlefshëm për qëllime te votimit nga jashtë territorit te vendit dokumenti i identifikimit dhe ne rastin kur data e skadencës tashmë ka kaluar. Për të provuar se jeton jashtë vendit emigrantit i kërkohet të ngarkoje në sistemin elektronik të KQZ, të paktën një dokument të adresës ku banon, si hipotekën e shtëpisë apo kontratën e qirasë, ujit apo energjisë elektrike, por ky kriter për ekspertin zgjedhor i pamundëson votën emigrantëve ilegal Në këtë mënyrë do kemi të përjashtuar një numër jo pak të zgjedhësve që do duan të votojnë, por nuk do të munden te prodhojnë këtë dokument sepse janë ilegal. Votimi nga jashtë shoqërohet edhe me një kosto të kripur e cila është parashikuar të ndahet me emigrantët. Florian Haçkaj nga organizata Diaspora për Shqipërinë e Lirë, është i mendimit se ligjvënësi duhet ta rishohë këtë pikë. Po e diskutojmë me KQZ dhe partitë politike. Fatkeqësisht është vënë togfjalëshi që koston e kthimit te fletës se votimit e mban qytetari . Po mundohemi te gjejmë përjashtim pa u prekur pjesa tjetër e ligjit. Mund të ndryshohet që nesër kjo pikë mblidhet Kuvendit dhe gjitha bëhet përmes buxhetit te shtetit. Rruga tjetër është se KQZ në proceset e tenderimit, për ato që do të realizojmë këtë shërbim, të kërkojë prej tyre qe të bien ofertat jo vetëm për vajtjen e materialeve zgjedhore pra fletës se votimi por edhe kthimit. Një përgjigje finale do e japë edhe Komisioni Rregullator, ku dakordësia ndëmjet anëtareve duhet të jetë konsensuale, por para vendimmarrjes Organizata Diaspora për Shqipërinë Lirë kërkon garanci që të dhënave personale të dalin sheshit. Shqetësim ruajtja e te dhënave sensitive. Si do ruhen të dhënat.

Top Channel/ Nafta, qeveritë nisin kursimin! Spanja, Italia dhe Serbia ulin akcizën
20/03 19:47
Top News- Magazina me kanabis në Peqin/ Lirohet drejtori i burgut, shpallet në kërkim i vëllai
20/03 19:17
Top Channel/ Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, pamje nga festimet në gjithë Shqipërinë
20/03 17:35
Top News – SKY express sjell më pranë Greqinë dhe Shqipërinë, rritje dinamike dhe investime në rajon
20/03 16:52
Top News – 305 amendime për raportin e Schieder. Grekët për pakicat, perëndimi për drejtësinë e SPAK
20/03 16:39
Top News- Ambasada e SHBA uron Fiter Bajramin/ Trump: Kujtesë për lirinë fetare, parimin themelor
20/03 16:29
Top Channel/ Garë për drejtuesit e QSUT! 9 shërbime me shefa të rinj, zbardhen kandidatët
20/03 15:31
Top Channel/ Shqetësim për aaftën epizootike! Shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve
20/03 15:29
Top News – Turizmi dhe ndërtimi. Dy sektorët që mbajnë në këmbë shërbimet
20/03 15:29
Top Channel/ Vizita për minierën, mediat greke: Arsyeja e takimit të ambasadores së SHBA me Rama
20/03 15:19
Top Channel/ Paqe për Fitër Bajram/ Rama dhe Berisha urojnë festën me mesazhe në rrjetet sociale
20/03 15:10
Top Channel/ Gëzuar Fitër Bajramin/ Urimi i Top Channel për të gjithë besimtarët muslimanë shqiptarë
20/03 15:00
Top Channel/ Pas muajit të Ramazanit, besimtarët falin namazin në xhamitë e Bulqizës
20/03 13:36
Top Channel/ Fitër Bajrami në Shkodër, besimtarët falen në sheshin e qytetit
20/03 13:34
Top Channel/ Pas një muaji agjërim besimtarët mylimanë të Lezhës kremtojnë Fitër Bajramin
20/03 13:22
Top Channel/ Fitër Bajrami në Korçë, besimtarët falin Namazin në xhaminë e qytetit
20/03 13:21
Top Channel/ Falja e Namazit në Lushnjë, besimtarët myslimanë mblidhen në sheshin e qytetit
20/03 13:09
Top News – Arrestohet 29-vjeçari në Fier. Përplasi me makinë burrë dhe grua pas një sherri
20/03 13:09
Top Channel/ Pas një muaj agjërimi, besimtarët e Elbasanit falin Namazin në sheshin e qytetit
20/03 12:41
Top News – Si nisi hetimi ndaj saj e Metës? Kryemadhi jep detaje për pasurinë dhe raportin me Ilirin
20/03 12:40
DIGITALB DIGITALB