Me nisjen e vitit të ri shkollor dhe mësimit me turne, Ina me Amantin zgjohen herët për të mbërritur në kohë në mësim. “Më solli mami herët se duhet të shkojë në punë”. Ina përveçse prind i vetëm është edhe mësuese në gjimnazin Çajupi. Teksa Ina largohet me nxitim drejt shkollës ku punon, gjatë gjithë ditës është me merakun për të birin që qëndron në oborr deri në nisje të mësimit dhe po aty pasi e mbaron në pritje të saj për ta çuar në shtëpi.