Top Channel/ Vështirësitë e adoleshentëve! Psikologët e shkollave tregojnë problemet e brezit të ri
01/02/2025 13:20
Thuhet se adoleshenca është periudha kur impulset njerëzore më të mira dhe më të këqija, luftojnë midis tyre për të marrë drejtimin. Problemet e adoleshentëve sot lidhen me modelet nga rrjetet sociale, seksi, shëndeti mendor, droga e duhani.