Shirat të rrëmbyer kanë goditur rajonet jugoperëndimore të Japonisë, duke shkaktuar përmbttje masive e rrëshqitje të mëdha toke. Dy persona humbën jetën e 6 të tjerë konsiderohen të zhdukur, pasi lumenj uji e balte vërshuan në rajonet Kyushu dhe Çugoku gjatë gjithë fundjavës. Rrugët në zonë janë mbyllur, qarkullimi i trenave është ndërprerë, e në disa fshatra është bllokuar furnizimi me ujë.