Kukësi është përfshirë nga një stuhi e madhe bore gjatë kësaj të diele. Era e fortë, nga veriu me drejtim juglindjen, shoqëruar me reshje të dendura bore, zbritja e termometrit në -3.C janë kushtet tipike të dimrit të vërtetë që të ofron Kukësi në mes të janarit. Ndërkohë bora ka kaluar 10 cm në qytet ndërsa në lartësi ajo ka arritur deri në 30 cm. Por, problem ngelet era e fortë që shkakton grumbullimin e borës, që e merr në kodrina duke e grumbulluar në lugina ku trashësia e saj i kalon një metër.