Top Channel/ Venezuelë, rrëmbehet lideri i opozitës: Pak orë përpara ishte liruar nga burgu!
09/02/2026 11:55

Liderja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ka akuzuar autoritetet për rrëmbimin e politikanit opozitar Juan Pablo Guanipa, vetëm disa orë pasi ai ishte liruar nga paraburgimi.Sipas Machado, Guanipa u mor me forcë në lagjen Los Chorros të kryeqytetit Karakas nga persona të armatosur rëndë, të veshur civilë, të cilët mbërritën me disa automjete.Partia e tij, Justice First, thotë se rrëmbimi u krye nga “forcat represive të diktaturës”, ndërsa personave që e shoqëronin u drejtuan armë përpara se ai të futej me forcë në një makinë.Partia opozitare mban përgjegjës drejtuesit më të lartë të shtetit, përfshirë presidenten e përkohshme Delcy Rodríguez, kryetarin e Asamblesë Kombëtare Jorge Rodríguez dhe ministrin e Brendshëm Diosdado Cabello, për çdo dëm ndaj jetës së Guanipës.Vetëm pak orë përpara ngjarjes së rëndë, djali i tij kishte festuar lirimin e të atit në rrjetet sociale. Më psas, ai kërkoi publikisht prova se ai ishte ende gjallë, duke fajësuar regjimin për çdo gjë që mund t’i ndodhë.Juan Pablo Guanipa kishte kaluar tetë muaj në burg dhe ishte një nga të paktën 30 të burgosurit politikë të liruar së fundmi, sipas organizatës Foro Penal.Opozita dhe organizatat për të drejtat e njeriut akuzojnë prej vitesh qeverinë venezueliane për përdorimin e arrestimeve politike për të shtypur kundërshtarët dhe për t`i detyruar kritikët të heshtin.

Top Channel/ Raketa balistike godet Iranin, TCH sjell pamjet nga vendngjarja
02/03 17:08
Top Channel/ Raketa iraniane godet qytetin Be’re sheva, gazetari i TCH: Paralajmërohen banorët të…
02/03 17:07
Top Channel/ Si e gjurmoi CIA dhe Izraeli lidershipin iranian: I pritën të mblidheshin në një vend!
02/03 16:50
Top Channel/ Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër!
02/03 15:13
Top Channel/ Nga SHBA në Pakistan, protesta kundër vrasjes së Khameneit: 25 të vdekur!
02/03 15:05
Top Channel/ Gërmadha dhe pallate të dëmtuara, çfarë mbeti pas sulmit iranian në Tel Aviv
02/03 13:31
Top Channel/ Ndërtesa e dëmtuar rëndë nga sulmet iraniane, nis pastrimi i gërmadhave në Tel Aviv
02/03 13:01
Top Channel/ Irani sulmon një qendër rekrutimi në Tel Aviv, pamje nga ndërtesa e dëmtuar
02/03 13:00
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli mbrohet nga sulmet e Hezbollah në veri të vendit
02/03 12:41
Top Channel/ Lufta me Iranin, Trump paralajmëron amerikanët: “Do i shkojmë deri në fund
02/03 12:40
Top Channel/ Irani trondit bursat, rritet cmimi i naftes
02/03 12:33
Top Channel/ Iran, regjimi i paprekur nga vdekja e Khameneit? BBC: Pasardhësin e zgjedhin besnikët!
02/03 12:16
Top Channel/ Lufta e Iranit, goditet baza në Qipro: Sulmohet Libani, Trump: Khamenei do më vriste!
02/03 12:13
Top News-Lufta nuk ‘rrëzoi’ regjimin në Iran / Zyrtarët amerikanë, skeptikë pas vrasjes së Khameneit
02/03 12:10
Top News – Irani nuk do të sulmonte i pari SHBA-në / Pentagoni i raporton kongresit: Asnjë shenjë
02/03 12:10
Top Channel/ Alarme për sulme ajrore në Izrael, paralajmërohen qytetarët
02/03 11:36
Top Channel/ TCH në Tel Aviv, gazetari Artur Bibe: Sistemi i mbrojtjes njoftoi për sulm ajror
02/03 11:33
Top Channel/ Gazetari i TCH tregon për situatën në Izrael: Nuk lejohen lëvizjet e panevojshme
02/03 10:49
Top Channel/ “Jeta vazhdon”, banorët e Tel Avivit flasin për Top Channel: Irani do të mundet
02/03 10:47
Top News – Front i ri lufte. Izraeli sulmon Hezbollah në Liban, kundërpërgjigjet grupi
02/03 09:41
DIGITALB DIGITALB