Punonjësit e policisë ushtarake të Forcave të Armatosura përfitojnë sigurim të jetës nga 5 milionë lekë deri në 10 milionë lekë për rastet e aksidenteve në punë dhe fataliteteve. Në vendimin e qeverisë të botuar në Fletoren Zyrtare parashikohet se do të jenë 4 kategori të personelit të Policisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që përfitojnë sigurim jete.