Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për ndalimin e TikTokut në SHBA, drejtuesit e tij duket po i varin shpresat tek mbështetja e Donald Trump për vijimësinë e përdorimit në vend të aplikacionit në pronësi kineze. Në një videomesazh të postuar në këtë platformë, shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew, falënderoi Presidentin e zgjedhur Trump për mbështetjen.