Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Chew reagoi ndaj atij që e përshkroi si “votim zhgënjyes” nga Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA, që miratoi të mërkurën projektligjin sipas të cilit aplikacioni i njohur ose duhet të shkëputet nga kompania kineze ByteDance që e ka në pronësi, ose të shesë versionin amerikan të tij, në mënyrë që të vazhdojë të lejohet përdorimi i tij në Shtetet e Bashkuara.