Gjykata kushtetuese pezulloi dekretin e presidentit Begaj që vendosi datën 9 nëntor si ditën kur do të mbahen zgjedhjet lokale për bashkinë e kryeqytetit. Zyrtarisht kjo gjykatë tha se vendimi u mor njëzëri dhe se padia e ish kryebashkiakut Erjon Veliaj kalon në seancë plenare publike që do të mbahet në datën 31 tetor.