Greqia pritet të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që vendos kufizime të drejtpërdrejta për përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit. Një projektligj i ri, që pritet të kalojë në parlament në javët në vijim, synon të ndalojë aksesin në platforma si TikTok, Instagram dhe Facebook për fëmijët nën moshën 15 vjeç.