Rusia ka shtuar Norvegjinë në listën e shteteve jomiqësore, duke pretenduar se ky i fundit po sulmon diplomatët rusë jashtë vendit, një hap i cili përkeqëson akoma më shumë marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin. Qeveria ruse e publikoi urdhrin këtë të enjte, përmes së cilit e kufizon në 27 numrin e stafit lokal që mund ta angazhojë misioni diplomatik norvegjez në Rusi.