Dy vëllezër janë vënë në pranga, pasi kishin kthyer hotelin e tyre në Rrogozhinë, në qendër prostitucioni. Fatmir dhe Shkëndi Hoxha, u vunë në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Sunset”, ndaj të cilëve rëndojnë veprat penale veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim. Ndërkohë në pranga janë vënë edhe dy gra nga Durrësi, 30 dhe 39 vjeçe, të cilat ushtronin prostitucion, në hotelin e të arrestuarve. Ndonëse një veprimtari e jashtëligjshme, vazhdimisht hotele, apartamente apo qendra masazhesh shndërrohen shpesh në fole prostitucioni.