Shkodra u trondit mbrëmë nga një vrasje e pazakontë. Vëllai vrau motrën me pistolete me silenciator pas grindjes që besohet se ka nisur për çështje parash. Fabian Vuka 58 vjec i njohur për probleme me alkoolin ka qenë nën efektin e pijes kur ka qëlluar të motrën, Diana Vuka. 55-vjecarja ishte kthyer nga gjermania dhe qëndronte në shtëpinë e saj në Velipojë nga ku ishte larguar që të premten.