4 anëtarë të një familje kanë mbetur të plagosur rende në Velipojë pas shpërthimit të një bombole gazi. Të lënduar janë pronarja e hotelit Alketa Gjoka 40 vjeç, me 3 fëmijët e saj, Danjela Gjoka 18 vjeç si dhe dy fëmijët e mitur 15 dhe 12 vjeç. Ata kishin mbërritur një natë më parë në hotel për ta përgatitur për ardhjen e turistëve të parë. Mëngjesin e së dielës, kryefamiljarja ka tentuar të ndezë një prej bombolave të gazit, por ka patur rrjedhje, e cila më pas ka çuar në shpërthimin e saj. Flakët kanë përfshirë dhomën, por edhe të gjithë hotelin duke plagosur rëndë edhe 4 anëtarët e familjes Gjoka të cilët janë transportuar fillimisht për në spitalin e Shkodrës, por më pas për shkak të plagëve të marra janë nisur për në Tiranë.