Top Channel/ Veliera “misterioze” në Kavajë, dyshohet se pronari gjerman ka rënë aksidentalisht
13/09/2024 19:49

Fati i shtetasit gjerman 85-vjeçar që dyshohet se u nis më 9 shtator nga brigjet veriore të Barit të Italisë drejt Kroacisë nuk dihet ende. Ai është i mbuluar nga misteri, ndërsa veliera që dyshohet se drejtohej prej tij ka dalë këtu në breg të detit në Karpen të Kavajës. Ajo është marrë në ruajtje 24 orë nga policia e shtetit e cila ka kontaktuar familjarët e 85-vjeçarit bazuar në numrat e gjetur në telefonat celular që u gjetën brenda bordit të velierës. Ata kanë kontaktuar fillimisht me motrën e 85-vjeçarit dhe më pas me vajzën e tij e cila ka konfirmuar se do të niset drejt Shqipërisë për të ndjekur fatin e babait të saj. Që nga e marta, veliera "Free Choice" është shfaqur në afërsi të brigjeve të Karpenit me motorr të fikur, teksa lëvizte e shtyrë nga dallgët. Sokol Agushi ka qenë i pari që e ka parë dhe menjëherë ka kontaktuar policinë lokale për lëvizjet e pakontrolluara të mjetit lundrues me flamur gjerman dhe port regjistrimi Hamburgun. Pista kryesore e hetimeve të deritanishme është ajo e rënies aksidentale në det të hapur në përpjekje për të riparuar velën kryesore të mjetit lundrues që është dëmtuar nga era e fortë. Sipas të dhënave paraprake, 85-vjeçari e kishte me leje armën që u gjet në bord. Ndërkohë në bord është gjetur dhe një mace e cila dyshohet se ashtu si arma e shoqëronte 85-vjeccarin nga Leipzig Frank Rudiger Fellman në lundrimet e tij.

Top News – Kuvendi mbylli punimet. Spiropali: Parlamenti i një vendi europian, do godinë të re
04/07 18:04
Top News – Skema e mashtrimit e ‘Bankers’: Miliona euro për puse të reja, por prodhimi nuk u rrit
04/07 18:03
Top News- Arrestohet 49-vjeçari në Tiranë/ Në kërkim për vjedhjen e 30 mijë eurove
04/07 17:22
Top News – Bien kërkesat për azil në Shqipëri. Afganët e sirianët të parët për nga aplikimet
04/07 16:56
Top News- Dy akuza për babain monstër që abuzoi me të bijën, pranoi rastin para hetuesve
04/07 16:31
Top Channel/ Aksident i trefishtë në aksin Shkodër–Lezhë, një viktimë dhe tre të plagosur
04/07 16:30
Top Channel/ Mbyllja e Legjislaturës së X-të, Spiropali: Bashkëpunuam, debatuam, por edhe u grindëm
04/07 15:54
Top Channel/ Aksident i frikshëm në aksin Peqin-Elbasan, plagosen rëndë dy persona
04/07 15:24
Top Channel/ Protestë me 10 vetë për mbetjet! Elbasani helmohet nga tymi, qytetarët heshtin
04/07 15:23
Top News- Kreu i KPP në gjyq për shkeljet me tenderin, GJKKO jep vendimin
04/07 15:18
Top Channel/ Durrës, debat për projektet e reja! Miratohen dy investime me rëndësi
04/07 15:17
Top Channel/ Luftë informalitetit në turizëm! Ekspertët: Plani po vë nën presion bizneset
04/07 15:14
Top Channel/ ‘Tërmet’ në Bashkinë e Vlorës, dorëhiqen 21 drejtorë pas takimit me Ramën
04/07 15:13
Top News – Zënia e hapësirave publike nga lokalet. Rama: Të mbledhin plaçkat, sepse boll është boll
04/07 15:13
Top Channel/ Gjyqi i rrallë në Tiranë! E moshuara gjobitet pse ushqen macet e rrugës
04/07 15:12
Top Channel/ Mjegulla ‘pushton’ bregdetin e Vlorës, pamje nga fenomeni i rrallë në kulmin e vapës
04/07 14:50
Top News- Mjegull e fortë në Vlorë, pamja e pazakontë për pushuesit
04/07 14:48
Top News- Aksion antikanabis në Tepelenë/ Asgjësohen bimë narkotike, procedohet kryeplaku i Mamajt
04/07 14:46
Top News- Trafik pistoletash nga Kosova/ 2 në pranga, sekuestrohen 8 armë zjarri
04/07 13:55
Top News – Ditëlindje me takime e punë. Rama mbledh në seli deputetët, ndan detyrat
04/07 13:54