Top Channel/ Veliaj: Zoti i faltë! Më hoqën nga puna ata që donin të më shikonin me pranga në duar
31/10/2025 19:47

Erion Veliajt ju dha liria e përkohshme. Por i prangosur e i vetëm përballë shtetit. Me daljen nga burgu për një ditë për të shkuar drejt Gjykatës kushtetuese foli për dy padrejtësitë që mendon se i janë bërë si kryetar i bashkisë së Tiranës: shkarkimi dhe arrestimi. Beteja ime për t’u dëgjuar prej jush vjen pas një sage të gjatë zhgënjyese, për të dëgjuar se çfarë kam bërë, që jam rrëmbyer nga zyra, ku më kanë zgjedhur qytetarët dhe jam mbyllur në një qeli me regjim burgosjeje më të rëndë se vrasësit serial”. Pikëpyetjet e raporteve brenda socialistëve u shuan. Veliaj është i zhgënjyer me familjen politike, por me besimin në fe i justifikon. “Kur beson se ke dhënë gjithcka për këtë mandat të qytetarëve, vjen arsyeja për të cilën të largojnë nga detyra: “mosprezenca në detyrë për më shumë se tre muaj”. Nuk kishin si të më fyenin më rëndë. Ishte më e rënda e jetës sime publike, sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, nga njerëz që më njohin më mirë se kushdo dhe që nuk dënjuan as të më dëgjonin. Zoti i faltë! Lutem çdo natë për ta se nuk dinë ça kanë bërë!” Në një seancë që e quan historike, i zgjedhuri tre herë në krye të Tiranës shpresat e vetme i mban te drejtësia për të mbrojtur jo karrigen sipas tij, por demokracinë. I kërkon Gjykatës Kushtetuese të ndalojë zgjedhjet në kryeqytet për të sunduar ligji dhe jo vullneti politik. “Kjo është cështja gjyqësore që përcakton nëse pushteti do t’u përkasë ende qytetarëve apo do t’u merret atyre në mënyrë të fshehtë dhe hileqare, pas perdeve e lojërave të neneve e gërma të ligjit. Sepse të thuash se Erion Veliaj ka munguar në detyrë nuk është thjesht cinizëm me Veliajn, por me të vërtetën dhe ligjin. Kjo nuk është thjesht përpjekje për të më denigruar mua por është përcmim ndaj votës, ndaj forcës që kanë qytetarët”. Në 9 minutat e të vërtetës së tij para gjyqtarëve, shprehu ndjesinë e fajita veçse për mungesën në familje prej kohës dedikuar punëve të bashkisë. “Nëse është dikush që mund të ankohet për mungesën time është vetëm nëna e familja ime. djalin e kam takuar më shumë në burg se në liri, se gjatë punës sime i lija dhe i gjeja në gjumë. Punë që më shkëputën padrejtësisht dhe pabesisht ata që donin të më shihnin me pranga në duar dhe jo me lopatë në duar”. Erion Veliaj tregon se si do të jetë Shqipëria në sytë e tij në rast se Kushtetuesja njeh shkarkimin nga drejtimi i kreyqytetit dhe lejon zgjedhjet për kryebashkiakun e ri. “Nëse kjo pranohet, atëherë cdo mandat i zgjedhur nuk është më një garanci e sovranitetit qytetar por një leje që mund të të hiqet në cdo kohë nga vullneti politik. Nëse pranohet një gjë e tillë atëherë prezumimi i pafajësisë humbet kuptimin, atëherë nga nesër cdo qytet, dhe cdo mandate popullor mund të bjerë pre e vendimeve politike të momentit”. Në mbyllje të rrëfimit të 9 muajve në gjykim larg detyrës, Erion Veliaj nuk dëshiron të marr mëshirë apo privilegj në sallë, por kërkon të vendos drejtësi kushtetuese.

Top News- “Nafta ndëshkim për qytetarët”/ Berisha: 60 për qind e çmimit përbëhet nga taksat
03/04 22:47
Top News- “Mos janë duke fjetur gjumë”, Rama i kthehet batutave me Lulzim Bashën
03/04 20:52
Top Channel/ Berisha denoncon skandalin: Sot nuk ekziston asnjë litër naftë rezervë shtetërore
03/04 20:38
Top Channel/ ‘Shqipëria vend naftëmbajtës’, Berisha: Të gjithë shoferët të ngrihen në protesta…
03/04 20:14
Top Channel/ ‘Eshtë kjo arsyeja që njerëzit mos kenë vetura?”, Berisha për naftën: Kjo rikthen…
03/04 20:04
Top Channel/ Task-forcë për pastrimin e qyteteve, Rama takim me kryebashkiakët socialistë: Hapim…
03/04 19:33
Top Channel/ ‘Përgjysmim i ngarkesës fiskale’, Berisha: Hetim për Autoritetin e Konkurrencës..
03/04 19:10
Top Channel/ ‘Ndërhyrja për çmimin e naftës emergjencë’, Berisha: Askush se di sa do vazhdojë kjo…
03/04 19:09
Top Channel/ ‘Askush nuk ka ngarkesë fiskale sa ne’, Berisha për naftën: Qeveria bën kontrabandë…
03/04 19:02
Top Channel/ ‘Mashtrime të turpshme’, Berisha sulmon Ramën: Bën gjithçka për të mbuluar atë që…
03/04 19:01
Top Channel/ ‘7,2% e të ardhurave ditore shkojmë për naftë’, Berisha: Shqiptarët paguajnë 7 herë…
03/04 19:00
Top Channel/Rama ironizon opozitën pas nisjes së fushatës:Luli po fle, ata të tjerët janë nëpër kafe
03/04 18:03
Top Channel/ ‘Partia Socialiste është oqean’, Rama në njësinë 3: Dibra u bë si Vlora, sepse dëgjuan…
03/04 17:55
Top Channel/ Rama: Do të blejnë ushqime sipas listës, nuk do të shkojë ndonjë të blejë raki
03/04 17:45
Top Channel/ ‘Nuk kemi imponuar respekt’, Rama: Sot shqiptarët kanë fituar respekt dhe…
03/04 17:26
Top Channel/ ‘Takimi i parë me një asamble ku rezultatet e zgjedhjeve janë me rritje’,Rama: Jam…
03/04 17:20
Top News-Tre porositë e Ramës për kryebashkiakët. Paketa e maleve, legalizimet dhe hapësirat publike
03/04 17:05
Top News -Pas tensioneve, beteja me përjashtime. PS kërkon Nokën, Hotin dhe Vokshin, PD synon Ballën
03/04 16:52
Top News -‘Shumë ankesa për Kadastrën.’ Rama kërkon hapjen e zyrave të ndihmës juridike në bashki
03/04 16:51
Top News – Pastrimi i kanaleve me flotë të re automjetesh. Rama flet për projektin me Emiratet
03/04 16:51