Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti Vitin e Ri 2024 në Sheshin “Skënderbej” së bashku me qindra qytetarë që zgjodhën kryeqytetin shqiptar për të festuar. Veliaj këtë vit e nisi urimin duke falënderuar të gjithë ata që punojnë pa u lodhur çdo ditë për të çuar përpara qytetin e Tiranës.