Top Channel/ Veliaj takon banorët e Kombinatit: Tirana, më e pastër
20/04/2023 19:19

Kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj, nga Njësia 6, ku zhvilloi një takim me banorët e Kombinatit, ironizoi koalicionin e dyshes Berisha-Meta, të cilët nuk kanë bërë asnjë aktivitet në Tiranë që pas hapjes së fushatës në stadiumin “Arena Kombëtare”. “Teorikisht ata i bënë të 3-tat e tragjedisë së Saliut. Tani, në qoftë se me të 3-tat s’kanë dalë ende nga shtëpia, imagjino çfarë ndodh pas 14 majit, kur të kenë të 40-tat!”– tha Veliaj. Ai tha se partia tjetër vetëm po gënjen dhe se kur e ka braksitur popullin 4 vite, nuk e ka problem ta braktisë prapë, siç po bën edhe në ditët e fushatës që nuk po duken gjëkundi. “E keni vënë re se që kur ndodhi ajo e stadiumit, se ishte si ditë vakie – Saliu u fliste karrigeve – kur të kenë të 40-tat, s’do dalin më në rrugë. Më vjen keq për krahasimin se është për të qeshur dhe për të qarë. Ne i mbajmë mend fushatat kur drejtonin ata. E mbaj mend çfarë ndodhte në “Kombinat”, si kërciste kallashi në ’96-’97, si u vranë njerëzit me njëri-tjetrin, si dilte Sudja dhe thoshte: “Falas, falas, falas, falas”, deri sa doli Sudja pastaj e tha: “S’ka më lekë”, edhe e mbylli qepenin. Sepse nuk ka asgjë falas. Këta që thonë sot do ta bëjmë falas transportin, e kanë Bashkinë e Shkodrës – në Tiranë kemi 20 linja autobusësh në qytet dhe 19 në fshat, kurse në Shkodër kanë vetëm një linjë – le ta bëjnë falas. Po të shikoni ata kanë dy programe. Një program është për ata që tashmë i kanë rrejt. Kurse programi tjetër është për ata që duhet t’i rrejnë. Në Shkodër ata nuk shkojnë dot me autobusin falas, se me të drejtë një njeri në Shkodër thotë: “Po ti e ke bashkinë, bëje falas, kush po të pengon ty?”. Ndërkohë, për ne që e kemi përjetuar prej vitesh çfarë do të thotë të udhëhiqesh nga këta, ne jemi ata që duhet me u rrejt, me histori që nuk kanë asnjë pikë baze”, u shpreh Veliaj.

Top News- “Po bëni autogol”, PD e PS diskutojnë hartën e re territoriale
16/02 21:58
Top News- Berisha thirrje adoleshentëve: Lini shkollat, mbushni sheshin më 20 shkurt
16/02 21:52
Top News- Rama pritet në Prishtinë nga Kurti e Osmanin, detaje nga takimi
16/02 20:45
Top Channel/ Deklarata bombastike e Ramës në Prishtinë: Osmani u kërcënua nga prokurorët e Hagës
16/02 19:32
Rama del në mbrojtje të Ballukut/ Nuk e lë unë të iki sepse nuk dua ….
16/02 17:57
Top News – Privatët, aksionerë te AKSHI. PD kundërshton nismën e PS, mazhoranca e voton
16/02 16:48
Top Channel/ PS e PD, bashkëpunim i shpejtë! Reforma Territoriale mbyllet në qershor
16/02 15:17
Top Channel/ Shokon Edi Rama: Vjosa Osmani u kërcënua në zyrën e saj
16/02 15:07
Top Channel/ Berisha paralajmëron Ramën: Jep dorëheqjen, në 20 shkurt…
16/02 13:49
Top Channel/ Nisma “antipezullim”, Berisha: Pezullimi nga detyra e Ballukut nga SPAK, kushtetues
16/02 12:14
Top Channel/ PS mbron funksionarët nga pezullimi, Rama firmos ndryshimet ligjore
16/02 12:13
Top Channel/ Berisha paraqitet në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë, pritet nga mbështetësit
16/02 10:52
Top Channel/ Rama e thotë për herë të parë: Balluku më solli 3 herë dorëheqjen
16/02 10:48
Top Channel/ Nisma e PS, Balla: Nuk cenohet paprekshmëria dhe pavarësia e sistemit të drejtësisë
16/02 10:08
Top Channel/ “Nisma nuk ka lidhje me imunitetin”, Rama: Rasti konkret është në proces në Kuvend
16/02 09:57
Top Channel/ “Lëshojnë fletë-arreste si të jenë ftesa dasmash”, Rama: Mbushin CV-në për te SPAK
16/02 09:56
Top Channel/ “Në Shqipëri nuk ka imunitet për hetim”, Rama: në Gjermani merret leje
16/02 09:56
Top Channel/ “Balluku ma ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen”, Rama: 3 herë ja kam refuzuar, sepse…
16/02 09:38
Top Channel/ “Vetëm gjyqësori është i pavarur në Shqipëri”, Rama: Jo, janë 3 e thotë Kushtetuta
16/02 09:38
Top Channel/ “Pezullimi nuk cenon personin, por funksionin”, Rama: Ndalon puna në ministri
16/02 09:38
DIGITALB DIGITALB