Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga kandidati për deputet Xhemal Qefalia ka shpallur fitoren e PS për zonat rurale duke thënë se kanë arritur në numër rekord me shifrat në zonën e Kërrabës dhe të Shën Gjergjit. Veliaj komentoi edhe liderët politik në lidhje me teoritë për seleksionimin e kutive të votimit duke thënë se janë vecse teori konspiracioni dhe theksoi se kutitë numërohen me radhë.