Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim ambasadorin e Egjiptit në Tiranë, Mohamed Khalil. Ata diskutuan për titullin e përbashkët “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”, që Tirana dhe Aleksandria do të mbajnë në vitin 2025.