Bashkia e Tiranës vijoi turin e dëgjesave për buxhetin e vitit 2022, e kësaj here kryebashkiaku Erion Veliaj bisedoi me profesionistë të rinj të qytetit. Ai theksoi se buxheti i vitit 2022 i kushton zërin më të rëndësishëm rinisë, mes të cilave edhe projektet për rijetësimin e Piramidës, Kampusin Universitar në Universitetin Bujqësor, Kopshtin Zoologjik, terrenet e reja sportive dhe pistat e vrapimit te Parku i Farkës, Liqenin e Thatë, apo pista profesioniste te Liqeni Artificial.