Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se askush nuk është i paprekshëm kur abuzon me fondet dhe taksat e qytetarëve. Në Konferencën e zhvilluar sot për “Sistemin e kontrollit të brendshëm në mirëmenaxhimin e financave publike”, Veliaj deklaroi se UEFA dhe FIFA janë shembulli më i mirë se kush abuzon, del para drejtësisë.