Në një bashkëbisedim me përfaqësues të shoqatave të hotelerisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh krenar për rritjen që ka pësuar industria e turizmit gjatë viteve të fundit. Veliaj vuri në dukje se ky sektor punëson mbi 64 mijë vetë që punojnë në kryeqytet.