Top Channel/ Veliaj mbetet në burg/ detyrim paraqitje për Ajola Xoxën
12/02/2025 23:34

GJKKO ka lënë në “arrest me burg” kryebashkiakun Erion Veliaj. Gjyqtari Erjon Bani mori vendimin të mërkurën pas një seance të gjatë që nisi në orën 13:30 dhe përfundoi në orën 19:20. Gjyqtari Bani ndryshoi masën për bashkëshorten e Veliajt duke vendosur “detyrim paraqitje” për Ajola Xoxën. Ndaj saj është vendosur edhe ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit’ duke i sekuestruar pasaportën, ndërsa i është caktuar e premtja e parë dhe e katërt për t’u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore. Top Channel mëson se në seancë avokatët e Veliajt ofruan garanci pasurore, duke kërkuar që masa “arrest me burg” ndaj tij të kthehej në një masë më të butë, por kjo nuk u mor parasysh. Pas seancës Veliaj u dërgua në paraburgimin e Durrësit. Në seancën e mbyllur, Veliaj ka akuzuar prokurorin Ols Dado për konflikt interesi, duke e akuzuar për lidhje të drejtpërdrejta me lejet e ndërtimit dhe sipas tij prokurori e ka personale me kryebashkiakun e Tiranës. Veliaj e ka akuzuar prokurorin Dado edhe se ka përndjekur bashkëshorten, Xoxa, ndërsa ka thënë se vila në Qerret që përmendet në dosje, nuk i përket atyre, por vjehrrës së tij. Gjatë seancës mbështetësit e Veliajt kanë qenë të pranishëm për të shprehur solidaritetin me kryebashkiakun. Sipas SPAK, Veliaj është akuzuar për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive të bashkëshortes dhe disa biznesmenëve të afërt me të. Në vendimin e shpallur GJKKO nuk ka ndryshuar masa e sigurisë për biznesmenin Elman Abule, i cili do të qëndrojë në burg. Ndërsa 5 biznesmenët e tjerë Fatmir Bektashi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula, Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi nuk ka ndryshuar masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Top News- Veliaj mbahet në qeli, reagojnë avokatët e tij ndërkombëtarë: Burgosja arbitrare
09/07 21:25
Top Channel/ Veliaj në burg, avokatët: Po mbahet pa akuzë
09/07 19:44
Top Channel/ Spiropali vizitë në Bullgari, takon kryeministrin Jeliazkov, në fokus integrimi
09/07 19:40
Top Channel/ “Vd*sim këtu, dhe s’i lirojmë”, banorët e Thethit mes lotësh: Nën fadromë futem
09/07 18:46
Top Channel/ A do të rrafshohet Thethi? Zbulohet ç’po ndodh me ndërtimet në veri
09/07 18:36
Top Channel/ Spiropali vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me kryeministrin Jeliazkov
09/07 18:23
Top News- Raporti i PE për zgjedhjet / Blushi-Brukseli hodhi poshtë farsën e 11 majit
09/07 17:39
Top Channel/ Berisha për aksionin në Theth: Ishte terror ndaj banorëve
09/07 15:19
Top Channel/ “Asnjë pëllëmbë nuk është ‘tokë e xanun’”, Berisha për aksionin e IKMT në Theth
09/07 13:09
Top Channel/ Salianji rikthehet në PD, mesazhet e forta pas lirimit: Beteja në Strasburg
08/07 22:56
Top News- Nga qelia në seli, Salianji: Bëra burg se zbulova trafikantët
08/07 21:09
Top Channel/Salianji në PD, Ish-deputeti kthehet në seli pas 10 muajsh, mbështetësit e presin jashtë
08/07 20:07
Top Channel/ Lirohet Ervin Salianji, Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e ish-deputetit të PD
08/07 19:36
Top Channel/ Rama “shkrin” bashkitë Fier-Durrës, kryeministri kërkon largimin e drejtorëve
08/07 19:33
Top Channel/ “Me zor pres përballjen në Gjykatën Europiane”, Salianji: Kam kërkuar hetim për…
08/07 19:26
Top Channel/Aspironi post në PD? Salianji: Kemi detyrimin të gjejmë mënyra si largohet ky regjim
08/07 19:20
Top Channel/ ‘Jam i bindur në vërtetësinë e këtij denoncimi’, Salianji: Nuk ka pasur asnjë hetim…
08/07 19:15
Top News- Rama i vë fshesën Durrësit e Fierit, kryeministri kërkon dorëheqjet në bllok të drejtorëve
08/07 19:09
Top News- Salianji fiton lirinë me kusht/ Ish-deputeti I PD- Do vijojë betejën në Strasburg
08/07 19:08
Top Channel/ Pse jeni pritur vetëm nga Ina Zhupa pas daljes nga burgu: Salianji: Të gjithë më…
08/07 18:40