2023 do jetë viti i Sportit për Tiranën. Teksa kryeqyteti është afër mbylljes së vitit si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha sot lajmin e shumëpritur që në 2023-in Tirana do mbajë titullin “Qyteti Evropian i Sportit”. Veliaj tha se pas një pune të palodhshme, Tirana arriti të fitojë një tjetër titull, që do i japë një fokus të veçantë, këtë herë sportit.