Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përuroi sot së bashku me homologun e tij të Budapestit, Gergely Karácsony, bustin e heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Një dhuratë nga Bashkia Tiranë për qytetin e Budapestit, që është vendosur përballë bustit të bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadit. Veliaj e cilësoi këtë të sotmen një ditë të shkëlqyer për marrëdhëniet mes Hungarisë dhe Shqipërisë.