Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zëvendëskryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektuan ecurinë e punimeve në lotin e 5-të të Unazës së Madhe. Veliaj tha se ky segment ka një rëndësi jetike sepse lidh gjithë zonën e Dajtit dhe të Freskut, dhe bëri me dije se Bashkia e Tiranës do fillojë menjëherë lëvrimin e bonusit të qirasë për 38 banesat që do shemben për të vijuar ndërtimi i lotit të 5-të të Unazës së Madhe.