Në fjalimin e tij të përnatshëm presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh se Rusia ka humbur më shumë se 1100 ushtarë në vetëm një javë gjatë luftimeve në Bakhmut. Ai tha gjithashtu se i dha titullin Hero të Ukrainës Oleksandr Matsiyevsky, një ushtar ukrainas i cili tha "Lavdi Ukrainës!" në një video tashmë VIRALE që qarkullon në mediat botërore, përpara se të vritej nga shpërthimet e mitralozave.