Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 32-vjeçarin Hajri Bajramaj që shkaktoi aksidentin që i mori jetën 17 vjeçarit, Leandro Shametaj. Familjarët e të ndjerit kërkojnë ashpërsim të ligjit, pasi sipas tyre nuk është shkelje e qarkullimit rrugor, por vrasje me dashje.