Top Channel/ Vdekja e bosit të drogës ‘El Mencho’, vriten 25 anëtarë të Gardës Kombëtare
23/02/2026 21:42

Të paktën 25 anëtarë të Gardës Kombëtare të Meksikës kanë humbur jetën gjatë një vale të re dhune në shtetin Jalisco, pas vdekjes së bosit të drogës Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”. Sipas ministrit të Sigurisë, trazirat kanë shpërthyer në të paktën 20 shtete që prej së dielës, kur Oseguera vdiq në paraburgim, pak pasi u kap nga forcat speciale meksikane. Sekretari i Mbrojtjes, Ricardo Trevilla, bëri të ditur se 2,500 ushtarë janë dërguar në perëndim të vendit për të përforcuar sigurinë, ndërsa në operacion janë përfshirë ushtria, Garda Kombëtare dhe Forcat Ajrore. Lideri i Cartel de Jalisco Nueva Generacion (CJNG), një nga organizatat kriminale më të fuqishme në vend, u kap të dielën pasi forcat e sigurisë zbuluan vendndodhjen e tij përmes një partnereje me të cilën po takohej, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Ai u plagos rëndë gjatë një shkëmbimi zjarri mes truprojave të tij dhe komandove ushtarake dhe “El Mencho” vdiq gjatë transportimit nga qyteti Tapalpa drejt kryeqytetit, Meksiko City. Në operacion u vranë të paktën gjashtë nga truprojat e tij, ndërsa tre ushtarë meksikanë mbetën të plagosur. Sekretari i Sigurisë, Omar Garcia Harfuch, tha se pas vdekjes së Oseguerës janë vrarë një roje burgu, një anëtar i zyrës së prokurorit të shtetit dhe disa anëtarë të organizatës kriminale të tij. Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, e vlerësoi operacionin e ushtrisë dhe theksoi se prioriteti i saj mbetet garantimi i paqes dhe sigurisë në të gjithë vendin. Pas përhapjes së lajmit për vdekjen e “El Mencho”, anëtarë të kartelit nisën sulme në disa qytete ku CJNG është aktive. Në disa zona, ata bllokuan rrugët duke hedhur gozhda në asfalt, sekuestruan autobusë dhe automjete të ndryshme, të cilave më pas u vunë flakën. Departamenti Amerikan i Shtetit kishte ofruar një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për informacion që çonte në kapjen e “El Mencho”. Ministria e Mbrojtjes theksoi se operacioni u krye nga forcat meksikane, me mbështetje në inteligjencë nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Top News- Putini i tmerruar pas vrasjes së Khameneit: Moska bllokon rrjetet sociale
17/03 23:00
Top News- “Jam gjallë”, Netanyahu hedh poshtë sërish aludimet se e kanë vrarë
17/03 22:30
Top News- Greqia i thotë ‘JO’ Trumpit/ Mitsotakis: Nuk marrim pjesë në operacione ushtarake
17/03 22:27
Top News- Gati sulmi tokësor i SHBA kundër Iranit, anija luftarake e marinës në Lindjen e Mesme
17/03 22:06
Top News- Arabia Saudite kishte parashikuar luftën, tubacion për naftën që para 45 viteve
17/03 22:05
Top Channel/ Vendet e BE kundër Trump, presidenti sulmon NATO-n: Ne ju mbrojmë ata
17/03 21:38
Top Channel/ “Të godasim udhëheqjen”, Netanyahu për Iranin: Po u japim mundësi të rrëzojnë regjimin
17/03 21:37
Top News-Trumpi i ikën drejtori i antiterrorit. ‘Lufta në Iran, e pajustifikueshme! S’kishte rrezik’
17/03 19:03
Top Channel/ I njohur për shtypjen e protestave, Ali Larijani, numri 2 i Iranit që u vra nga Izraeli
17/03 19:01
Top News- SHBA mendon largimin nga NATO/ Trump i pakënaqur me aleatët: Po bëjnë gabim
17/03 18:26
Top News – NATO shpërfill Trumpin / Nuk hyjmë në luftë me Iranin, kemi Rusinë…
17/03 15:55
Top Channel/ Nafta me “racion”, nis kriza? Masa nga Britania e Madhe në Sri Lanka e Mianmar!
17/03 15:12
Top Channel/ Irani kërcënon SHBA-ne: “ Për ju, Vietnam tjetër nëse dërgoni trupa në terren”!
17/03 15:09
Top News – Ekuadori bombardon Kolumbinë / Lëshohet alarmi: Sulm nga ajri në kufi
17/03 14:49
Top News – Izraeli: Ali Larijani në flakët e ferrit / Vritet shefi i sigurisë së Iranit, sulm ajror
17/03 11:58
Top Channel/ Hormuzi, BE “refuzon” Trumpin-Merz: Kjo luftë, s`është punë e NATO-s!
17/03 11:52
Top News – Trump lihet vetëm në luftën e Iranit / Ende asnjë koalicion për hapjen e Hormuzit
17/03 11:48
Top News – Flakë dhe tërbim mbi vendet e Gjirit / Irani sulmon egërsisht, Trump: Kjo nuk pritej
17/03 11:48
Top News – “Do bëj çfarë të dua me Kubën!” / Trump përshkallëzon retorikën: Kam nderin ta pushtoj
17/03 11:41
Top News – ‘Ishte si fundi i botës…’ / Luftë ngado, Pakistani sulmon Afganistanin, 400 viktima
17/03 11:41
DIGITALB DIGITALB