Top Channel/ Vdekja e 81-vjeçarit! 2 mln lekë në çorape leshi, gjendet çekiçi i autorit
15/01/2025 18:23

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 81-vjeçarit Xhemal Meta në Qafë Mollë të Tiranës. Më datë 13.01.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, kanë marrë njoftim nga një shtetas se komshiu i tij shtetasi Xhemal Meta është konstatuar i pa jetë në oborrin e banesës së tij. Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para hetimore ka lindur dyshimi se ky shtetas mund të ishte vrarë me sende të forta. Pas hetimeve, brenda 48 orësh është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar. Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se më datë 13.01.2025, rreth orës 09:00, shtetasi Isuf Hasa, 64 vjeç, ka shkuar në banesën e fqinjit të tij Xhemal Meta dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen. Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimën i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar. Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj. Po nga kontrollet e ushtruara në banesën e shtetases L.H,(vajza e autorit të dyshuar) në fshatin Gjokaj, Vorë, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar (çekiç) më të cilin autori ka kryer vrasjen. Në fazë operacionale janë përfshirë Specialistet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, Komisariatit të Policisë nr.7, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë ndalimi i shtetasit Isuf Hasa për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Top Channel/ ‘Ata janë skllevër të Ramës’, Berisha: Deputetët e PS të kapur me krimin, nuk…
24/02 13:12
Top Channel/ “Doktori i biçikletave”! Traditë familjare, korçari u riparon mjetet qytetarëve
24/02 12:32
Top Channel/ Shëndeti mendor në Lezhë/ 945 raste në katër muaj, rritet kërkesa për ndihmë
24/02 12:28
Top Channel/ Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli do të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut
24/02 12:26
Top Channel/ Puna vazhdon në Librazhd-Prrenjas, Specialistë të ARRSH në terren për zgjidhjen
24/02 12:26
Top Channel/ Alarmi i grabitjeve/ Në Fier, 20 raste në dy muaj. 6 prej tyre janë vjedhje me mashtrim
24/02 12:12
Top News- Banda e Laert Haxhiut / Noizy thirret të dëshmojë për tritolin në lokal
24/02 12:08
Top Channel/ Hetim për ilaçin nilotinib, prokuroria sekuestron dokumente dhe mostra
24/02 12:07
Top News – Plani i Trump për Bordin. Paqja në Gaza me firmën e Ramës e Osmanit
24/02 12:03
Top News- Edhe Mediu kundër Irenës / Kërkon përjashtim të gjyqtares me dosje ‘kriminalizimi’
24/02 11:41
Top News – Po me urën ç’patën? ARRSH dorëzohet: Nuk e dimë pse u shemb
24/02 11:22
Top News – Konkurrenca ka…konkurrencë! Katër kandidatë për kryetarin e autoritetit
24/02 11:14
Top News – ARRSH nuk e di kur do hapet. Rruga e bllokuar në Librazhd, pa datë zhbllokimi
24/02 10:44
Top News – I kërkuar nga Austria. Turku kapet në përpjekje për të hyrë në Shqipëri
24/02 09:42
Top News- “Ballukut do ia heqin mandatin qytetarët”, çfarë po paralajmëron Berisha?
23/02 22:47
Top Channel/ Lokali në Lungomare u përfshi nga flakët, shuhet zjarri
23/02 22:47
Top News- Shkrumbohet lokali brenda pak minutash në Lungomare, “përpihet” nga flakët
23/02 22:30
Top News- Çahet rruga Tepelenë-Memaliaj, probleme në karexhatë e skarpate/ Rrezik për mjetet
23/02 22:22
Top News- Flakët “deri në qiell”, shkrumbohet lokali në Lungomare
23/02 21:26
Top Channel/ Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth
23/02 20:36
DIGITALB DIGITALB