Vazhdon zjarri në fshatin Dukat të Vlorës. Prej katër ditësh zjarri i cili ka përfshirë zonën e malit mbi fshatin Dukat, ka djegur shkurre, pemë të ndryshme bredha dhe pisha. Zjarrfikëset janë duke punuar për shuarjen e flakëve por terreni është mjaft i vështirë. Forcat e armatosura dhe banorë te zonës janë duke luftuar me flakët. Ndërkohë që mbrëmjen e sotme ka mbërritur dhe një helikopter i FA i cili po hedh ujë për shuar zjarrin.