Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Hutovo, të bosnje hercegovinës në bregun e Adriatikut. Disa dhjetëra hektarë tokë janë shkatërruar nga zjarri që nga e marta, duke përfshirë plantacione me ullinj dhe fiq, si dhe shumë koshere bletësh. Rajoni është prekur gjatë tre muajve të fundit nga thatësira, e cila ndihmon në përhapjen e zjarreve "Kemi zjarre rreth Hutovës pothuajse çdo vit, ka tre muaj që nuk ka rënë shi dhe kur bie zjarri në këto rrethana, është e vështirë të frenohet. Ne nuk kemi pasur një pikë shiu për tre muaj dhe është e vështirë, e pamundur thuajse të ruhet toka e prekur”.