Edhe pse vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në zonën e Myç-Mamëzit, pranë qytetit të Kukësit, vijon të jetë aktive prej 24 orësh. Intensiteti i tymit që përhapej në drejtim të qytetit është zbehur. Megjithatë, flakët ende nuk janë vënë plotësisht nën kontroll.