Zjarri vijon të përpijë dhjetëra hektarë tokë në fshatin Mali i Bardhe në Kurbin. Izolimi i vatrës aktive vijon të mbetet i vështirë edhe për shkak të terrenit ndërsa prej ditësh banorë të zonës dhe forca të pushtetit vendor po përpiqen të mbajnë nën kontroll vatrën e zjarrit. Temperaturat e larta dhe era e fortë ka riaktivizuar vatrën e zjarrit në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, ndërsa forcat zjarrfikëse u kanë ardhur në ndihmë banorëve për izolimin e zjarrit.