Një vatër zjarri është aktivizuar në Fshatin Troshan në disa parcela ullishte dhe misri. Flaket janë përhapur me shpejtësi nga bimësia e shumtë apo bari i thate, por është favorizuar dhe nga era. Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët janë angazhuar në fikjen e zjarrit me mjete rrethanore ku janë munduar ta vënë nën kontroll të paktën për momentin deri në mbërritjen e zjarrfikëses. Nuk dihet ende demi i shkaktuar apo nga se është aktivizuar ky zjarr, ndërsa shihet si domosdoshmëri izolimi i flakëve për të mos u përhapur në një zone më të madhe.