Rudi Vata i është rikthyer sërish debatit për librin e tij autobiografik. Ish kapiteni rrëfen për Top Channel se është larguar me 50 dollarë në xhep nga Shqipëria dhe se gjuhën italiane e mësoi ilegalisht nga një prift. Ai përgëzon FSHF-në që rinovoi kontratën me Silvinjon, por deklaron se futbolli shqiptar ka probleme serioze.