Një varr monumental i periudhës romake, i datuar mes shekujve III–IV të erës sonë, është zbuluar në fshatin Strikçë të Bulqizës, në vendin e quajtur “Fusha e Gurrës”. Zbulimi u bë nga një grup arkeologësh gjatë punimeve të një projekti kërkimor-shkencor në Luginën e Bulqizës, të drejtuar nga Adem Bunguri dhe Erikson Nikolli.